Telegrafi

Brutalitet i skajshëm edhe në ‘Mortal Kombat 11’ që lansohet në muajin prill (Video)

Që nga seria e parë që është lansuar më 1992, ‘Mortal Kombat’ ka qenë sinonim i një video-loje të përgjakshme, që ka grumbulluar legjione adhuruesish, për skenat e dhunshme dhe karakteret e egra, me sjellje tepër mizore që të merren seriozisht.

Dallim nuk bën as edicioni i 11-të, që lansohet më 23 prill, transmeton Telegrafi.

Megjithëse dhuna nuk është larguar prej fokusit, luftërat në përgjithësi dhe betejat e ndryshme, janë bërë edhe më të dhunshme, shkaku i investimeve teknologjike dhe kreativitetit të inxhinierëve.

Ed Boon është një prej themeluesve të ‘Mortal kombat’ që ende vazhdon të jetë në krye të ekipit punues, për ndryshimet e mëtutjeshme.

Bazuar ‘trailerin e fataliteteve’ shihet se edhe në edicionin e ri të kësaj video-loje, brutaliteti do të jetë i skajshëm, teksa karakteret që debutuan para 30 vitesh, janë më të ashpër se kurrë më parë që të jenë në krye të fronit. /Telegrafi/