Site icon Telegrafi

“Bruschetta” me djathë të shkrirë, salsiçe, suxhuk dhe erëza

Përbërësit:

* 2 salsiçe (ose sallam, suxhuk)
* 1 bukë e gjatë ( franceze) e prerë në rreth 12 feta
* vaj ulliri
* 1 gotë e gjysmë me copëra djathi (psh. guda)
* 1 lugë e gjysmë me sherbelë të copëtuar imët
* piper i zi i shtypur

Përgatitja:

◦ Ngrohni paraprakisht furrën. Vendosni salsiçet në një tigan dhe skuqini pak, rreth 5-7 minuta.

◦ Vendosni fetat e bukës në një tavë pjekje dhe thekini lehtë në skarë në të dyja anët.

◦ Lyejini me një furçë nga dy anët secilën prej fetave të bukës me vaj ulliri.

◦ Në një tas, përzieni djathin, copat e salsiçeve, sherbelën dhe piperin e zi të shtypur.

◦ Furrën ngroheni paraprakisht në 290 gradë Celsius.

◦ Mbuloni çdo fetë bukë me përzierjen e djathit dhe vendosni tavën në furrë. Piqeni rreth 8-10 minuta.

◦ Duhet shërbyer e nxehtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version