Telegrafi

Bruno, së shpejti me klip të ri (Video/Foto)

“Ajo” quhet kënga më e re, të cilën do të sjellë këngëtari Bruno.

Pjesëtari i ThreeDots e ka paralajmëruar projektin e ri, përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.

“‘Ajo’, vjen së shpejti…”, shkruan pranë videos së publikuar në Intstagram.

Kujtojmë që hiti më i madh i Brunës është bashkëpunimi me Elvana Gjatën, “Love Me”. /Telegrafi/