Telegrafi

Bruno së shpejti me baladë, punon në studio me Bini Diez

Bruno Pollogati ishte një nga pjesëmarrësit më simpatik të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Atij pa dyshim kjo pjesëmarrje i solli shumë popullaritet e shumë mundësi për bashkëpunime me këngëtarë të mrekullueshëm si Nora Istrefi e Ylka Kuqi.

Ai nga një postim në InstaStory bëri të ditur që po përgatitet për një projekt të ri.

“Koha për baladë” ka qenë përshkrimi që Bruno bëri, ku shihet duke punuar në studio bashkë me Bini Diez.

Bruno së fundi realizoi një bashkëpunim me këngëtaren Yllka Kuqi të cilin e titulluan “Karma” e që u prit shumë mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/