Telegrafi

Bruno Pollogati paralajmëron bashkëpunim me Ponin

Këngëtari shumë i dashur, Bruno, ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren e mrekullueshme, Ponin.

Pas shumë sukseseve në muzikë, Bruno do të sjellë një projekt me Ponin, një këngëtare tejet e pëlqyer nga publiku.

Bruno ishte ai që e bëri lajmërimin përmes llogarisë së tij në Instagram.

Ai u shfaq në makinë bashkë me Ponin duke e kënduar këngën që do të vijë së shpejti.

Mbishkrimi i videos ishte “Një herë po, një herë jo” që duket të jetë titulli i këngës. /Telegrafi/