Telegrafi

Bruno Mars u ndikua nga Winehouse

Bruno ka treguar se ndikim befasues në albumin e tij të ri ka pasur këngëtarja e ndjerë britanike, albumi i dytë i të cilës pos që ishte multimilionësh, arriti që të ndikojë dhe inspirojë këngëtarë të tjerë.

“Unë ndjej se gjithë atë që kam dashur të bëj, gjithë atë që kam thënë nëpër këngë, e ka bërë edhe ajo. Ishte prej atyre gjërave që nuk mund të besoja. Mark Ronson dhe ajo kanë bërë të mundura që këngët e saj të jenë hite nëpër të gjitha llojet e radiove dhe unë kam respekt të jashtëzakonshëm për Amyn e ndjerë”, është shprehur Bruno. /Telegrafi/