Telegrafi

Bruno Fernandes i bëri me shenjë Pep Guardiolas që të mbyllë gojën në derbin që Unitedit e fitoi ndaj Cityt

Bruno Fernandes dhe Pep Guardiola kishin një përballje në derbin lokal që e fitoi Manchester United 2-0 ndaj Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq ishin duke fituar 1-0 ndaj Citizens, e që në minutat e fundit të takimit, mesfushori portugez dhe trajneri spanjoll kishin një përballje verbale.

Transferimi më i ri i Unitedit bënte me shenjë nga Guardiola që të mbyllë gojën, para se të zëvendësohej nga Odion Ighalo në minutën e 88-të.

Lexo po ashtu Unitedi triumfon në derbin e madh ndaj Cityt

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë fjalë kanë shkëmbyer anëtari i Djajve të Kuq dhe strategu i Cityt, por që situata nuk dukej e qetë mes tyre.

Në fund, Scott McTominay shënoi golin e dytë për Unitedin nga një gabim i Ederson Moares, për të fituar kështu derbin lokal. /Telegrafi/