Bruno Fernandes dhe Pep Guardiola kishin një përballje në derbin lokal që e fitoi Manchester United 2-0 ndaj Manchester Cityt.
Djajtë e Kuq ishin duke fituar 1-0 ndaj Citizens, e që në minutat e fundit të takimit, mesfushori portugez dhe trajneri spanjoll kishin një përballje verbale.
Transferimi më i ri i Unitedit bënte me shenjë nga Guardiola që të mbyllë gojën, para se të zëvendësohej nga Odion Ighalo në minutën e 88-të.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë fjalë kanë shkëmbyer anëtari i Djajve të Kuq dhe strategu i Cityt, por që situata nuk dukej e qetë mes tyre.
Në fund, Scott McTominay shënoi golin e dytë për Unitedin nga një gabim i Ederson Moares, për të fituar kështu derbin lokal. /Telegrafi/
Bruno Fernandes tells Pep Guardiola to shush hahaha https://t.co/FteZB2SAnF
— BeanymanSports (@BeanymanSports) March 8, 2020