Telegrafi

Bruno Fernandes tregon se përse hoqi dorë nga het-triku dhe i dha penalltinë Rashfordit

Bruno Fernandes kishte shansin që të realizonte het-trik në përballjen e Manchester Unitedit me Basaksehirin në kuadër të Ligës së Kampionëve që përfundoi 4-1.

Mesfushori portugez realizoi dy gola brenda 20 minutash për Djajtë e kuq, derisa kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e tretë, mirëpo e ndihmoi Marcus Rashfordin.

Fernandes i la penalltinë sulmuesit anglez, që shënoi me sukses, derisa ka thënë se këtij të fundit i duhet më shumë vetëbesim.

Lexo po ashtu Unitedi i 'hakmerret' Basaksehirit - forcon pozitën e parë në grup

“Natyrisht se çdo lojtar dëshiron të realizojë het-trik”, ka thënë Fernandes për BT Sport.

“Por, pas ndeshjes në Ligën Premier, unë i thash Rashfordit se ai do e gjuante penalltinë e radhës dhe ai është njëri ndër top golashënuesit në Ligën e Kampionëve, andaj është e rëndësishme për të që shënonte dhe të kishte më shumë vetëbesim”.

“Nuk ka rëndësi kush i gjuan penalltitë, përderisa fiton skuadra”, ka shtuar më tej mesfushori portugez. /Telegrafi/