Telegrafi

Bruno Fernandes do të udhëtojë drejt Anglisë për teste mjekësore te Unitedi

Mesfushori i Sporting CP, Bruno Fernandes do të fluturojë drejt Anglisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Manchester United.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Djajtë e Kuq kanë rënë dakord për një pagesë prej 63 milionë funtesh me Sporting Lisbonën për ta lënë të lirë lojtarin.

Ish-mesfushori i Sampdorias dhe Udineses është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Old Trafford për të finalizuar një transferim të madh.

Lexo po ashtu Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

Ky transferim do të ndikojë në ofertën e Ole Gunnar Solskjaer për të nënshkruar me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovi-Savic, i cili mund të transferohet vetëm nëse Paul Pogba largohet.

Pavarësisht se Unitedi e ka distancuar veten nga raportet e këtij mediumi, tani është afër të finalizohet marrëveshje mes të gjitha palëve. /Telegrafi/