Bruno Fernandes ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen e Manchester Unitedit në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë gjetur shpejt golin e epërsisë ndaj Aston Villës në ndeshjen që po zhvillohet në “Villa Park”.
Goli i Unitedit erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Ishte portugezi Bruno Fernandes, i cili shënoi nga një distancë prej 25 metrave për epërsinë 0-1.
BRUNNNOOOOOOOO!! #MUFC | #AVLMUN
— Manchester United (@ManUtd) January 15, 2022
Megjithatë, ky gol i Brunos erdhi pas një gabimi amator të portierit vendas, Emiliano Martinez, i cili nuk arriti ta perceptoj goditjen dhe topi i hyri mes këmbëve.
Portieri argjentinas u ankua tek gjyqtari për një zënie të pamjes nga Edinson Cavani, por goli u pranua pasi uruguaiani ishte në pozitë të rregullt. /Telegrafi/
https://twitter.com/central_do_fut_/status/1482407327227596804
https://twitter.com/_papodeboleiros/status/1482407337478524929