Telegrafi

Bruno Fernandes mohon që të ketë dashur të flas me tifozët që protestuan: Unë shikova ndeshjen Udinese – Juventus

Bruno Fernandes mohon të ketë dashur të flasë me tifozët që ishin duke protestuar në stadiumin e Manchester United të dielën.

Kishte skena kaotike të dielën pasdite kur mijëra tifozë të zemëruar zhvilluan një protestë jashtë dhe brenda “Old Trafford” kundër pronarëve të klubit, Glazers, dhe qëllimit të tyre për t’u bashkuar me Superligën Evropiane.

Përpara gjysmëfinales së nesërme të Ligës së Evoropës me Romën, Fernandes u pyet për raportimet që ai dhe disa lojtarë si  Nemanja Matic, Scott McTominay dhe Harry Maguire kishin ofruar ndërmjetësim për të folur me tifozë.

“Unë isha në dhomën time duke parë futboll sepse Udinese po luante kundër Juves. Unë kurrë nuk u përpoqa të dilja jashtë, nuk u përpoqa të dilja jashtë”.

“Ne vetëm bëmë atë që na tha sigurimi, qëndruam në dhomat tona, qëndruam aty, gjithçka që bënë lojtarët. Nëse dikush u përpoq të dilte, nuk e di. Unë nuk pashë askënd të përpiqej të dilte, sinqerisht ”.

Fernandes kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për klubi si Novara, Udinese dhe Sampdoria në vitet nga 2012 deri 2017.

Udinese humbi nga Juventusi në atë ndeshje me rezultat 2-1 me dy gola të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/