Bruno Fernandes thuhet se është pajtuar me kushtet dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin anglez, Manchester United.
Mesfushori me tipare sulmuese portugez do të vazhdoj të mbetet edhe për shumë vite pjesë e klubit nga Old Trafford.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Bruno ka nënshkruar kontratën e re, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Bruno Fernandes has signed his new contract with Manchester United until June 2027, confirmed. He will be into top 3 highest paid players in the team after long negotiation now completed. 🔴🇵🇹 #MUFC
Announcement in place – more about Man Utd decision: https://t.co/ib4rGoG9Jd pic.twitter.com/JStFxCOauJ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2022
Konfirmimi zyrtar nga klubi anglez mund të vijë gjatë ditës së sotme ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.
Ai thuhet se do të jetë në top tre lojtarët më të paguar në ekip pas negociatave të gjata të përfunduara me sukses.
Bruno me kontratën e re pritet të fitojë rreth 240 mijë funte apo 287 mijë euro në javë, por shumë më pak se Cristiano Ronaldo dhe David De Gea.
Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, ndërsa Degea fiton 450 mijë euro në javë
Fernandes u bashkua nga Sportingu në janar të 2020 me një kontratë pesë-vjeçare e gjysmë, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër, kështu që propozimi i ri shton vetëm një sezon shtesë, por rrit ndjeshëm pagën e tij aktuale prej 100 mijë funtesh në javë. /Telegrafi/