Telegrafi

Bruno Alves dëshiron vetëm klub të madh

Alves është temë kryesore e mediave në Portugali, pasi mbrojtësi shënoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të ndeshjes përballë kombëtares shqiptare në Qemal Stafa, duke i sjellë tri pikë që i mbajnë gjallë shpresat e Portugalisë për kualifikim në Botërorin 2010.

Mbrojtësi ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012, por është cak i shumë klubeve, në mes të cilave Chelseat dhe Interit.

“Bruno ka marrëveshje me Porton deri në vitin 2012 dhe mendimet e tij janë të kthyera vetëm kah Porto”, ka thënë babai i tij.

“Në aspekt të organizimit dhe strukturës do të jetë vështirë të gjejë një klub më të mirë se Porto, andaj është shumë e qartë që ai do të mendojë për transferim vetëm nëse arrin ofertë nga ndonjë klub i madh”, ka shtuar ai.