Telegrafi

Bruno Alves cak kryesor i Barcelonës

Gazeta sportive katalanase Sport, ka shkruar se Barcelona së shpejti do të dërgojë edhe ofertë zyrtare në drejtim të Portos dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë raportin e mirë me kampionin e Portugalisë, për të transferuar mbrojtësin, i cili është cak edhe i shumë klubeve tjera, përfshirë Chelsean dhe Inter.

Porto është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e Alves, por vetëm nëse merr ndonjë ofertë jo më pak se 30 milionë euro, sa është edhe klauzula në kontratën e lojtarit.

Kjo është një shumë ca e lartë për Barcelonën, por kampioni i Spanjës dhe Evropës do të tentojë të ofrojë disa lojtarë me qëllimin ta ulë çmimin e lojtarit.