Telegrafi

Bruna Biancardi konfirmon ribashkimin me Neymar në ditëlindjen e tij të 31-të

Ditëlindja ishte një festë e dyfishtë për futbollistin brazilian, Neymar.

Futbollisti, i cili mbush 31 vjeç këtë të diel (5 shkurt), i ka dhënë vetes një shans të dytë me ish të dashurën e tij, Bruna Biancardi, disa muaj pasi ata njoftuan ndarjen e tyre.

Edhe pse thashethemet për ribashkim qarkullonin prej disa ditësh, konfirmimi nuk ka ndodhur deri më tani nga ane çiftit.

Foto: Bruna Biancardi/Instagram

Modelja 27-vjeçare ka marrë përgjegjëse për t’i treguar botës se ata kanë rifilluar romancën e tyre duke përfituar nga rasti i ditëlindjes së lojtarit të PSG-së.

“Gëzuar ditëlindjen. T’i thashë të gjitha sot. Unë do ta vendos këtë foto të vogël këtu vetëm për regjistrim. Viti juaj i ri qoftë i pabesueshëm dhe i bekuar! Mos ju mungofshin arsyet për të festuar, miqtë në krah, arritjet, shumë qëllime dhe shëndet. Zoti le të vazhdojë të mbrojë marrëdhënien tonë. Unë të dua! Gjithmonë llogarisni tek unë”, ka shkruar modelja bashkë me dy foto në të cilat ata shihen bashkë.

Bruna ka lindur në Sao Paulo, është një modele e suksesshme dhe influencuese, vetëm në Instagram ajo ka më shumë se dy milionë ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

Influencuesja dhe ish-futbollisti i FC Barcelona u takuan për herë të parë në vitin 2020 në një festë, por vetëm në janar 2022, Neymar konfirmoi se ata ishin bashkë.

Foto: Bruna Biancardi/Instagram

Pas ndarjes së saj me Neymarin në gusht të 2022, dolën raporte se ylli i PSG-së e kishte tradhtuar, megjithatë më vonë modelja i hodhi poshtë këto pretendime. /Telegrafi/

Foto: Instagram