Telegrafi

Brukseli,taksa kamionëve për shkak të ndotjes që shkaktojnë

Komisioni Evropian lajmëroi më 8 korrik në Bruksel për një projekt direktivash, që i detyron vendeve antare ti binden një euroskice prej vitit 2011, për kamionat qarkullues në autostradat evropiane.

Kjo bëhet për të financuar luftën kundër ndotjes. Kjo iniciativë që konsiston në parimin "kush ndot paguan "u hodh në momentin më të keq, atëherë kur në të gjithë Evropën protestohet kundër rritjes së cmimit të karburanteve.

Të hënën kamionistët austriakë protestonin kundër karburantit të shtrenjtë.
Texti i projekt-direktivës që do tu parashtrohet qeverive evropiane parashikon që kamionat duhet të shlyejnë detyrimet duke kaluar nëpër porta elektronike për të paguar për dëmet që shkaktojnë si: ndotja e ajrit, zhurma ,bllokimi i rrugëve.

Këto do të ndahen sipas madhësisë, tipit, orareve dhe trajektores së kamionave.
Me shokun e karburanteve drejtuesit evropianë janë ndarë në dy opsione politike ;të priviligjojnë, psh predikimet e presidetit francez Sarkozy I cili kërkonë zgjidhje afatshkurtëra ndërsa BE zgjidhje afatgjata, apo të ruajë reformat e 27 vendeve për bastunin e komisionit.

Kjo rezikon të komplikojë presidencën franceze të BE-së dhe ushtron presion të pashkruar në axhendën evropiane në fusha kyce si energjia dhe transporti.