Të gjithë partitë duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, sepse përmban elemente kyçe të cilët janë në interes të vendit dhe të njerëzve, është porosia e fundit nga Brukseli, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Liderët politik duhet të përqendrohen dhe ta respektojnë Marrëveshjen nga Përzhino“- e porosit Brukseli vendin tonë. Nga atje kërkojnë reforma, dialog, dhe kthim të rrugës euroatlantike.
„Të gjithë partitë duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhino, sepse përmban elemente të cilat janë në interes të vendit dhe të njerëzve. Prandaj, porosia është shumë e qartë, sepse thekson se rrugëtimi i mëtutjeshëm duhet të përcaktohet nga të gjithë partitë politike së bashku, sepse vetëm dialogu i arsyeshëm, përfshirja, dedikimi ndaj parimeve demokratike dhe reformave të domosdoshme, si dhe i zbatimit të tyre do ta kthejnë vendin në rrugën euroatlantike“, ka deklaruar zëdhënësja e BE, Maja Kocijançiç./Telegrafi/