Site icon Telegrafi

Brukseli: Qytetarë, a mund ta heqim llogaritjen e kohës verore?

Brukseli më në fund vendosi të pyesë qytetarët e vet nëse duan të lënë kohën e verës apo jo, dhe në këtë drejtim, KE ka nisur konsultimet që do të zgjasin deri më 16 gusht.

KE dëshiron të dijë nëse evropianët duan të mbajnë llogaritjen e kohës verore apo jo dhe nëse ata pëlqejnë më shumë kohën verore apo dimërore.

Në mars, 73 për qind e të intervistuarve gjermanë thanë se do të preferonin të shfuqizonin llogaritjen e kohës së verës, sipas një sondazhi të kompanisë gjermane të sigurimeve DAK. Megjithatë, pak prej tyre pret këtë të ndodhë në pesë vitet e ardhshme.

Llogaritja e kohës verore u fut në disa vende evropiane për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore.

Rregulloret evropiane kërkojnë që ora verore në BE të ecin përpara për një orë në javën e fundit të marsit dhe të kthehen një orë prapa në javën e fundit të tetorit kur nis llogaritja e kohës dimërore. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version