Site icon Telegrafi

Brukseli nuk mbështet zgjedhjet e reja në Maqedoni

Maqedonisë i nevojitet qeveri e re dhe jo zgjedhje të reja dhe askush në BE apo NATO nuk mendon ndryshe. Kështu u shpreh eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl mbrëmë në një intervistë për emisionin “360 ​​gradë”. Ai gjithashtu theksoi se qëndrimet e mëparëshme të Parlamentit Evropian, Donald Tusk dhe të tjerëve duhet të respektohen dhe të mos anashkalohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë deri tani nuk kam dëgjuar ndonjërin në Parlamentin Evropian i cili mendon se duhet të organizohen zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i Parlamentit Evropian, qëndrimi i Komisionit, qëndrimi që e bëri publik Donald Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup. Ato janë qëndrimet nga gjitha anët, si edhe nga NATO-ja dhe liderët e vendeve partnere, se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe se duhet të shkohet në rrugën e proceseve normale demokratike. Kjo do të thotë se ai që ka shumicë parlamentare duhet të marrë mandat për qeverinë dhe këtu nuk ka ndonjë opsion tjetër”, deklaroi eurodeputeti Ivo Vajgëll./Telegrafi/

Exit mobile version