Site icon Telegrafi

Brukseli nuk i komenton deklaratat e Zakharievës për Titon, rikutojn se kushtet e BE-së janë të qarta

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero, ka deklaruar se KE edhe më tej shpreson se negociatat me Maqedoninë e Veriut do të fillojnë sa më parë, ndërsa refuzoi të komentojë deklaratat e ministres për Punë të Jashtme bullgare Ekaterina Zakahrieva, në lidhje me histrinë jugosllave të Maqedonisë së Veriut.

Pas deklaratave se “festimi i Titos” është jokampitibile me BE-në, Pisonero tha se Komisioni Evropian nuk komenton deklarata të tilla, ndërsa shtoi se kushtet për anëtarësim në BE janë të qarta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi ynë është i qartë, Komisioni Evropian angazhohet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më parë, ndërsa që kjo të ndodh të gjithë e dijmë se duhet marrëveshje në Këshill (brenda vendeve anëtare). Është e pamundur të parashikohet, por është e qartë se i inkurajojmë të dy palët të vazhdojnë me përpjekjet për gjetje të zgjidhjes”, tha zëdhënësja e KE-së.

Ajo shtoi se KE mbetet në kontakt me udhëheqësinë gjermane, qëllimi i të cilëve është nisja e negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti./Telegrafi/

 

Exit mobile version