Telegrafi

Brukseli nuk e komenton platformën e partive shqiptare

Komisioni Evropian tani për tani nuk e ka komentuar përmbajtjen e platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve sesi e komenton KE platformën, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, deklaroi se Bruksesi me vëmendje është duke e ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni. /Telegrafi/