int(1) Brukseli kërkon rezultate, jo zgjedhje të parakohshme - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Brukseli kërkon rezultate, jo zgjedhje të parakohshme

Gjatë pritjes që partia në pushtet të deklarohet për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka arritur mesazhi nga Brukseli se vendi gjatë periudhës së ardhshme duhet të fokusohet në reforma dhe përmbushjen e rezultateve konkrete në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njeriu i parë i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociatave për zgjerim në Komisionin Evropian Christian Danielsson, dje tha se fokusi duhet të jetë tek reformat në prag të qershorit, kur Këshilli i BE-së pritet të vendos për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ai tha se çështja e emrit është përmendur edhe në përfundimet e Këshillit të Evropës në vitin e kaluar, i cili tregoi rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Danielsson gjithashtu tha se raporti për Maqedoninë po shkruhet dhe është duke u monitoruar procesi që po zhvillohet në të gjitha fushat.

Ndryshe, OBRM-PDUKM para dy ditëve dorëzoi kërkesë për shpërbërje të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev.

Ndërsa javën e kaluar Bordi Qendror i LSDM-së tha se qëndrimin përfundimtar rreth zgjedhjeve të parakohshme eventuale do ta merr Bordi Ekzekutiv./Telegrafi/

Exit mobile version