Site icon Telegrafi

Brukseli, Berlini dhe Shkupi do ta hetojnë ndikimin e Angjushevit për falimentimin e “Feni”

Zyrat e “Transparency international” në Shkup, Berlin dhe Bruksel do ta hetojnë ndikimin e zv. kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në procedurën e falimentimit të firmës gjigante të metalurgjisë nga Kavadari “Feni Industri”. Sllagjana Taseva, kryetare e Transparency International për në Maqedoni, tha se rastin e ka iniciuar zyra nga Shkupi pas marrjes së ankesave nga shumë palë të ndryshme, mes të cilëve “Kunikot Risoris”, kompania e cila sipas tyre, ende është e regjistruar si pronare e “Feni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo paralajmëroi se dokumentet për punë të jashtligjshme me “Feni” dhe për periudhën para falimentimit, por ende po i përpunojnë edhe për ato do ta informojnë publikun.

Nga zyra e zv. kryeministrit sqarojnë se mbrëmë edhe zyrtarisht ai nuk është pronar i Energy Delivery Solutions dhe sqaruan se procedura e falimentimit po shkon në pajtim me Ligjin.

Nga Energy Delivery Solutions konfirmojnë se pronar më nuk është zv. kryeministri dhe sqarojnë se procedura për shitjen e kompanisë ka zgjatur gjashtë muajt e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version