Telegrafi

Brukseli Beogradit: Mos bëni krahasime mes Bosnjës dhe Kosovës

Sipas agjencisë së lajmeve – QIK, Brukseli kërkon nga Beogradi që të mos bëhen krahasime mes Bosnjës dhe Kosovës. Për sa i përket protestave të ditëve të fundit, që kanë ndodhur në Bosnje e Hercegovinë në BE dhe në NATO pohojnë se duhet bërë çmos që të mos ketë krahasime në mes të Bosnjës dhe Kosovës.

"Kosova siç kemi thënë disa herë është një rast i veçantë, pra “sui generis” dhe nuk mund të krahasohet me askënd. Prandaj do të hedhim poshtë çdo krahasim që mund të bëjë dikush kudo në rajon, apo diku tjetër me Kosovën", kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Edhe BE-ja i është bashkangjitur demarshit, që kanë dërguar disa vende të Grupit të Kontaktit ndaj Beogradit, duke tërhequr vërejtjen se as Beogradi nuk duhet të bëj krahasime në mes të Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnjë.