Telegrafi

Bruksel: Rregulla të reja për sigurimin e ndihmës për bankat

Sipas rregullave të reja, çdo bankë do të duhet ndihmën e fituar shtetërore ta kthejë në bazë të asaj sa janë të rrezikshme investimet, respektivisht për ndihmën e fituar të paguajnë tatime më të mëdha.

Bankat do të mund të marrin para nga shteti vetëm me supozim se do të ndërmarrin ristrukturalizim të madh, si dhe ndryshim të ekipit të menaxherëve, nëse nevojitet. Gjashtë muaj pas sigurimit të ndihmës shtetërore, vendet-anëtare të Bashkimit Evropian do të duhet të parashtrojnë raport si i kanë shfrytëzuar paratë.

Bankat në BE kërkojnë ndihmë financiare për përforcimin e pozitave të tyre në treg dhe hapje të sërishme të linjave kreditore.