Site icon Telegrafi

Bruksel, policia belge hap zjarr në drejtim të një veture të mbushur me eksploziv

Policia belge ka hapur zjarr në drejtim të një veture në Molenbeek, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e deminimit, pasi që shoferi ka pranuar se brenda veturës gjendet eksploziv, raporton televizioni belg VRT.

Gjykata federale e Belgjikës dhe policia lokale, deri më tani nuk kanë komentuar asgjë lidhur me këtë rast, transmeton Telegrafi.

Molenbeek është një lagje jo edhe aq e pasur e banuar kryesisht nga qytetarët me prejardhje nga Maroku, brenda të cilës ISIS-i kishte organizuar sulme kamikaze në Paris në nëntor të vitit 2015. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version