Telegrafi

Bruksel: Marrëveshje për doganat

Në një komunikatë për media të lëshuar nga baronesha Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duke u bazuar në marrëveshjen e dhjetorit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, IBM-së.

“Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së”, u shpreh Ashton, transmeton Rel.

Ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt.

“U pajtuam për t’u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së”, thuhet në deklaratën e shefes së diplomacisë evropiane, Ashton. /Telegrafi/