Telegrafi

Bruksel: Marrëveshja për gaz ende e pasigurt

Marrëveshja, që u arrit gjatë fundjavës, ka përcaktuar kushtet për dërgimin e gazit rus për në Evropë, nëpërmjet të gazsjellësit në Ukrainë.

Por, dje Rusia akuzoi Ukrainën për ndryshimin e marrëveshjes dhe e shpalli atë të pavlefshme.

Komisioni Evropian tash thotë se Ukraina është pajtuar ta nënshkruajë përsëri dokumentin, për t’i shqyrtuar shqetësimet e Rusisë.

Lidhur me këtë çështje pritet që sot në Bruksel të diskutojnë edhe ministrat e energjisë së BE-së./rel/