Telegrafi

Bruksel, ende pa marrëveshja për “Telekomin”

Në një njoftimin shtypi të Qeverisë, tw cilin e transmeton Koha.net, theksohet se më 1 dhe 2 korrik pritet të mbahet një takim bilateral me përfaqësues të BE-së për çështjet e “Telekomit”, ku zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, dhe shefi i ART-së, Ekrem Hoxha, do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Pierre Mirel.

“Marrëveshja për “Telekomin” ende nuk është arritur, por ka pasur përparime në aspekte të caktuara, ku përparimi kryesor, ka qenë pajtimi që Kosova ta marrë kodin shtetëror telefonik nga ITU-ja, pajtim ky i cili është arritur në rundin e bisedimeve, të mbajtur më 17 maj 2013”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/