Telegrafi

Bruksel, diskutohet për ndihmën e Portugalisë

Në Portugali duhet vepruar sipas rregullave strikte dhe në këtë mënyrë mund të ndihmohet rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë gjermane dhe sigurimi i kursimeve të qytetarëve. Një temë tjetër është kriza e thellë në Greqi, por për këtë çështje nuk priten konkluzione të veçanta. Në këtë takim është dashur të marrë pjesë edhe shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn, i cili është arrestuar në Nju Jork nën akuzën për detyrim seksual. FMN-ja ka marrë për sipër që Portugalisë dhe Greqisë t’i ndajë një të tretën e ndihmave financiare. Pjesën tjetër duhet ta japin vendet evropiane.

Në Bruksel u tha se arrestimi i shefit të FNN-së ka ardhur në një moment të pavolitshëm, sepse ai konsiderohet si ekspert për shlyerjen e borxheve. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble tha se FMN është një organizatë e madhe e cila nuk varet prej një personi. "FMN-ja është një istitucion i madh dhe i aftë për të vepruar. Në takim do të marrë pjesë një zëvendës i tij.

Prandaj zgjidhja e çështjeve nuk është ngarkuar nga këto probleme", theksoi ministri gjerman i Financave. /Telegrafi/