Telegrafi

Bruderle: Ekonomia gjermane po përparon

Ai tha se gjermanët janë në disponim të mirë, sërish investojmë, sërish shpenzojmë dhe njerëzit ndihen të sigurt dhe blejnë.
I bindur ministri i Ekonomisë, Rajner Bruderle, se ekonomia e Gjermanisë së shpejti do të realizojë punësim të plotë, ai saktësoi se në vend momentalisht ka më pak se tre milionë të papunë, derisa në jehonën e krizës globale pa punë kanë qenë pesë milionë gjermanë.

“Jam i sigurt se së shpejti është i mundshëm punësimi i plotë, i cili tashmë realizohet në disa pjesë jugore të Gjermanisë”, tha Bruderle. Ai theksoi se bosht themelor lëvizës për rritjen ekonomike, nuk është aq eksporti, sa është konsumi privat i vendit.

“Këshilltarët ekonomikë të Qeverisë paralajmërojnë se vitin e ardhshëm, 90 për qind të rritjes do ta sigurojë pikërisht kërkesa vendore”, tha ai. /Telegrafi/