Site icon Telegrafi

Brucoshi 51 vjeçar në Maqedoni

Ai është njëri ndër 300 studentët të cilët vendosën të studiojnë në moshën e shtyrë. Qeveria e Maqedonisë filloi “Projektin 45”, i cili nënkupton studimin pas moshës 45 vjeçare.

Edhe përkundër faktit se nëpër fakultete kanë mbetur edhe 1.700 vende të lira, ministri maqedonas i Arsimit, Nikola Todorov, është i kënaqur me numrin e studentëve nëpër fakultetet shtetërore që është më i madh se në ato private.

Çmimi i studimeve në fakultetet shtetërore në Maqedoni është i kufizuar në 200 euro në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version