Telegrafi

Bruce Springsteen publikon këngë nga performanca legjendare në turneun 2002/2003

Bruce Springsteen (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Tony Awards Productions)

Serisë së albumeve ‘live’ të rokerit amerikan, Bruce Springsteen, do t’i bashkohet edhe turneu i koncerteve nga periudha 2002/2003 me fokus të veçantë te performanca në Helsinki (më 16 qershor 2003).

Materiali muzikor përfshin këngë klasike, si “Born in the USA”, “Prove It All Night”, “Badlands” dhe shumë hite të tjera.

Siç raporton revista Rolling Stone, Springsteen ka nisur t’i mahnitë fansat e tij që nga viti 2014 me publikimin e kohëpaskohshëm të incizimeve ‘live’, mirëpo problemet teknike që kanë qenë të lidhura ngushtë me cilësinë e zërit, kanë bërë që të vonohet publikimi.

Lexo po ashtu Lajmet për Bruce Springsteen

Para publikimit të incizimeve nga turneu “Rising”, Bruce Springsteen, i ka publikuar katër botime nga performancat e drejtpërdrejta.

Atë nga Los Angelesi (1979), nga Londra (1981), nga Chicago (1999) dhe nga New Yorku (2009).

Në ndërkohë, së shpejti pritet që rokeri ta publikojë një tjetër incizim nga turnetë e koncerteve, por kësaj radhe në një pllakë gramafoni.

Vlen të theksohet se ai nuk ka publikuar këngë të reja në gjashtë vitet e fundit. Albumi “Wrecking Ball” u lansua në mars të vitit 2012. /Telegrafi/