Telegrafi

Bruce shpreson ta transferojë Canën

Mesfushori shqiptar, i cili të hënën mbush 26 vjet, kërkohet nga shumë skuadra evropiane, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Marseille këtë afat kalimtar.

“Ai është kapiten i Marseille dhe i përfaqësueses së tij- ai është lojtari kryesor për ne”.

“Nuk dëshiroj të flas për lojtarët të cilët janë pronë e skuadrave tjera, derisa gjërat të kompletohen dhe të nënshkruhen marrëveshjet- e pamë se çfarë ndodhi me transferimin e Peter Crouch”.

“Kështu që, thjeshtë do të bisedojmë me djaloshin dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka thënë Bruce për “Sunderland Echo”.