Telegrafi

Bruce: Kupa FA prioritet i yni

Ekipi i shqiptarit Lorik Cana shkatërroi rivalin e ligës më të ulët, Barrow, gjatë takimit të së shtunës, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në kuadër të rundit të tretë të Kupës FA, dhe Bruce thotë se kjo garë tash është prioritet për ekipin e tij.

“Mendoj se është një gjë e madhe. Ne nuk do të arrijmë ta fitojmë ligën, kjo është e sigurt, por jemi në gjendje të fitojmë pesë ose gjashtë ndeshje dhe kaq duhet për ta fituar Kupën FA”, ka thënë Bruce./Telegrafi/