Telegrafi

Bruce i vendosur të përfundojë në top 10

Bruce pranon se ekipi i tij ka vetëm një shans të arrijë qëllimin për këtë sezon, edhe atë duhet të shënojë fitore në udhëtim te Hull City gjatë vikendit.

“Kurrë nuk heq dorë nga shpresat se ne mund të arrijmë pozitën e 10-të pasi e di se mund të nxjerrim disa rezultate pozitive së bashku. Ende ka shumë, por e gjitha do të varet nëse do të fitojmë gjatë vikendit”, ka thënë Bruce.

Kapiteni Lorik Cana pritet të rikthehet për këtë ndeshje pasi mungoi në disa ndeshjet e kaluara për shkak të një lëndimi të lehtë në ijë. /Telegrafi/