Telegrafi

Bruce i shqetësuar për Canën

Zhgënjimi i humbjes i Bruce është shoqëruar edhe me dy lëndime të dy mesfushorëve të qendrës, Lee Cattermole dhe Canës, në prag të ndeshjes së të shtunës përballë Blackburnit.

Cattermole lëndoi shpinën në një sfidë, derisa Cana do të ketë një analizë me reze-X këtë mëngjes nën dyshimin për çarje në dorë.

“Lorik Cana do të futet në rreze-X në mëngjes. Ai ka pasur një çarje në dorë dhe mund të jetë e thyer. Shpresojmë jo”, ka thënë Bruce.

Sundeland, pavarësisht se avancoi 1-0 në pjesën e parë, u mposht me rezultat 3-1 në fund të ndeshjes. Cana krahas paraqitjes mbresëlënëse u ndëshkua me karton të verdhë.