Telegrafi

Bruce i kënaqur me kapitenin Cana

Bruce beson se shqiptari, i cili erdhi këtë verë nga Marseille, plotëson shpirtin që ai kërkon te lideri i ekipit.

“Personeli ka ndërruar sadopak këtu dhe kapiteni sigurisht se ndihmon shumë pasi ai drejton në mënyrën për t’u marrë shembull. Ai nuk bën gjepura”, ka thënë Bruce.

“Nuk them se jemi të shkëlqyeshëm, por po ia dalim mirë dhe vetëm mundohem që të jemi në formë. Ky është një problem që do ta kemi, plus Cana tash është i suspenduar. Kur ju mungon Lorik Cana, Lee Cattermole dhe Kenwyne Jones, ata janë pjesë e madhe e ekipit tonë, por duhet t’ia dalim pa to”, ka shtuar anglezi.

Cana, i cili gjatë vikendit kundër West Ham Untied morri kartonin e pestë të verdhë të sezonit, po ashtu ka shprehur keqardhjen që do të mungojë në takimin e radhës që zhvillohet të shtunën në White Hart Lane kundër Tottenhamit.

“Jam i zhgënjyer që jam i suspenduar, pasi nuk do të luaj me ekipin, por do të jem atje me ata. Do të udhëtoj në Londër për të qenë me ekipin dhe për t’i ndihmuar në cilëndo mënyrë që mundem”, ka thënë Cana./Telegrafi/