Telegrafi

Bruce: City do të luftojë për titull sezonin e ardhshëm

Sunderland avancoi 1-0 deri në minutat e fundit të takimit përballë Cityt, por mysafirët arritën të nxjerrin një pikë.

“Nuk mendoj se dikush në Manchester United ka pritur që City t’i sfidojë ata në një të ardhme të afërt, por pastaj erdhën pronarët e rinj dhe përnjëherë gjithçka ndryshoi”, ka thënë Bruce.

“E them këtë duke supozuar se mund të thoni të njëjtën gjë për Chelsean. Ata kurrë nuk dukeshin se mund ta sfidonin Manchester United derisa Roman Abramovich solli para. Por City gjithmonë ka qenë një klub i madh dhe shumë i përkrahur”.

“City tash ka bërë edhe hapa të mëdha për një periudhë të shkurtër dhe sigurisht se do të jeni pretendues për titull sezonin e ardhshëm dhe më pas”, ka shtuar anglezi. /Telegrafi/