Site icon Telegrafi

Bruçaj muslimanve: Jini solidarë gjatë ramazanit

Të shtunën nis muaji i Ramazanit, që për besimtarët mysliman është kohë agjërimi. Kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj ka uruar besimtarë duke besuar në vlerat e bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit.

Bruçaj i bëri thirrje besimtarëve që gjatë këtij muaj, të reflektojnë për të qenë më të paqtë, të forcojnë lidhjet me njëri-tjetrin, më shumë solidaritetit dhe përkrahje të njerëzve në nevojë.

“Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin,për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë besëlidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin”.

Ky muaj i begatë na sjell në vëmendje kujdesin dhe përkushtimin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version