Interi ka gjetur golin e parë dhe të dytë në ndeshje ndaj Beneventos në kuadër të javës së shtatë të kampionatit italian, Serie A.
Është mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili ka shënuar me kokë për 1-0.
Goli i Brozovicit erdhi në minutën e 19 të ndeshjes.
Ky gol u shënua pas asistimit të saktë të Antonio Candrevas.
Pa kaluar mirë tre minuta kroati shënoi edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë duke lënë të shtangur portierin vendas. /Telegrafi/
🚀 GOOOLAZOOOO!!! Marcelo #Brozovic makes it 2-0. #BeneventoInter pic.twitter.com/0FMlQPjikh
— Kush (@footballkush) October 1, 2017