Mediat italiane raportojnë se Marcelo Brozovic ka rënë dakord për një kontratë të re me Interin, e cila e mban të angazhuar në këtë klub deri në vitin 2021.
Nerazzurët kanë qenë në negociata rinovimi me mesfushorin kroat tash e disa kohë.
Përpjekjet e klubit u intensifikuan edhe më shumë pasi Brozovic impresionoi me Kroacinë në Kupën e Botës.
Tani gazeta italiane Tuttosport raporton se palët janë pajtuar për një kontratë të re.
Brozovic thuhet se tanimë është i gatshëm për t’u nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2021.
Paga e 25-vjeçarit do të rritet nga 2.4 milionë euro në rreth tre milionë euro në sezon.
Edhe klauzola e lirimit të tij do të rritet nga 60 milionë në 70 milion euro.
Kjo klauzolë vlen vetëm për klubet e huaja dhe nuk është e qartë nëse klauzola e re do të ketë kufizime kohore, prandaj është e vlefshme vetëm për një periudhë të caktuar të afatit të transferimit të verës. /Telegrafi/