Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka pranuar se përkundër që është pjekur si lojtar, ai ka nevojë që të përmirësohet në aspektin mbrojtës.
Futbollisti kroat ka siguruar vend në formacionin e Antonio Contes, ndërsa në ndeshjen e të mërkurës ndaj Borussia Dortmundit nuk do ta ketë partnerin e tij të zakonshëm, Stefano Sensi.
“Ky është padyshim Interi më i mirë në të cilin kam luajtur. Kanë ardhur shumë lojtarë me përvojë dhe nuk ka dyshim se jemi të fortë”.
“Nesër (e mërkurë) na pret një ndeshje e fortë, luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë. Mënyra ime e lojës nuk ndryshon shumë pa Sensin, thjesht duhet ta bëj lojën time”.
“Gjërat do të jenë më të vështira pa të, por ne duhet të fitojmë… Mua më duhet të përmirësohem në fazën defensive. Duhet të kem më shumë kujdes dhe këtë ma ka thënë edhe trajneri”, ka deklaruar Brozovic në konferencën për shtyp. /Telegrafi/