Marcelo Brozovic do të kthehet në skuadrën e Interit për ndeshjen me Cagliarin.
Kroati ishte injoruar nga trajneri Frank de Boer, pasi që nuk kishte pranuar një zëvendësim të tij në ndeshje me Hapoel Be’er Sheva në Ligën e Evropës, që kjo skuadër u poshtërua duke u mposhtur 2-0.
Mesfushori nuk ka luajtur që nga ajo ndeshje për Nerazzurët dhe sipas Corriere dello Sport, ia do të jetë në skuadër për ndeshjen e radhës.
Sipas fjalëve të gazetës Brozovici kishte marrë tri javë suspendim nga klubi për shkak të sjelljes së tij.
Trajneri holandez është i kënaqur me lojtarin tashmë dhe sjelljet e tij. /Telegrafi/