Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Nerazzurrët dhe përfaqësuesi kroat thuhet se kërkon një rritje page për të qëndruar edhe më tej te klubi italian.
Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi dëshiron ta mbajë Brozovicin në San Siro dhe klubi shpreson të arrijë një marrëveshje me 28-vjeçarin pas Euro 2020.
Ish-mesfushori i Dinamo Zagrebit përgatitet të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-tës në Kampionatin Evropian të hënën, por e ardhmja e tij me Nerazzurrët është larg zgjidhjes.
Kontrata e tij në Milano skadon në qershor të vitit 2022 dhe Interi mund të duhet të shesë këtë verë për të shmangur humbjen e mesfushorit me ndikim në një transferim falas verën e ardhshme.
Gazeta beson se ardhja e Hakan Calhanoglu si transferim i lirë nga rivalët e Milanit çoi në kërkesa ekonomike nga Brozovic.
Mesfushori mbrojtës luajti 33 ndeshje në Serie A 2020-21, duke ndihmuar Interin të fitojnë Scudetton e tyre të parë në 11 vjet dhe raporti pretendon se ai po kërkon 6 milionë euro në sezon për të rinovuar marrëveshjen e tij me klubin.
Brozovic aktualisht është në një marrëveshje prej 3.5 milionë euro në vit dhe thuhet se ka rritur kërkesat e tij pasi mësoi se Calhanoglu nënshkroi një kontratë me vlerë 5 milionë euro plus bonuse me Nerazurrët.
Bisedimet janë shtyrë deri pas Euro 2020 këtë verë, por Interi mund të duhet të shesë kroatin nëse të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje këtë verë. /Telegrafi/