Interi ka zyrtarizuar mungesën e Marcelo Brozovic për disa javë, pasi ka thyer një gisht në ndeshje me Juventusin.
Ai u zëvendësua nga Geoffrey Kondogbia në fillim të pjesës së dytë, kur ndeshje ishte 1-0 për Juventusin.
“Marcelo Brozovic ka kryer fotografimin në këmbën e djathtë dhe pas analizave të bërë del se ka thyer një gisht në ndeshjen me Juventusin”.
“Procedurat e bëra tregojnë se ai ka thyer gishtin e katërt. Për rikthimin e lojtarit do të bëhen të ditura procedurat tjera brenda javës”.
Nuk është dhënë ndonjë kohë për rikthimin e tij nga klubi, por sipas asaj që flasin mediat, pritet një mungesë nga katër deri në gjashtë javë.
Brozovic është një nga lojtarët kryesor të Interit dhe pas ardhjes së trajnerit Pioli, ai ka fituar një vend në formacionin bazë të klubit. /Telegrafi/