Telegrafi

Brozovic-Fabregas, ka dështuar çdo gjë

Është folur për një shkëmbim të mundshëm të Marcelo Brozovic-Cesc Fabregas.

La Gazzetta dello Sport ka dal me raporte të reja dhe duket se kjo gjë nuk do të ndodh.

“Kroati nuk do shitet ne Itali dhe me shumë mundësi do qëndroj pasi nuk ka një ofertë me mbi 25 milionë euro”.

Chelsa nuk është e gatshme të paguajë shifër të tillë, ndërsa edhe Nerazzurrët nuk dëshirojnë mesfushorin spanjoll, pasi ai ka pothuajse të njëjta karakteristika me Ever Banegan e Joao Mario.

Interi dëshiron një vend në Ligën e Kampionëve dhe me kroatin është një mundësi shtesë për të arritur këtë objektivë. /Telegrafi/