Telegrafi

Browni i Bostonit rrëzohet keq në parket pas ‘ngulitjes’ së topit në kosh (Video)

Basketbollisti i Boston Celtics, Jolene Brown ndoshta nuk do t’i kujtohet ndeshja kundër Minnesota Timberwolwes.

E gjithë kjo pasi që në një moment ai humbi bilancin dhe pësoi një rënie të tmerrshme.

Brown u përplas me shpinë në parket pasi “nguliti” topin në koshin e ekipit kundërshtar gjatë një aksioni të keltëve.

Heshtja në ato momente mbretëroi në sallë pasi rënia e tij ishte e tmerrshme. Lojtarët e tjerë kapën kokën me duar.

Për fat të mirë, basketbollisti nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz dhe të gjithë morën frymë lirisht.

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave përfundoi në dobi të Bostonit me rezultat 117-109. /Telegrafi/