Telegrafi

Brown: Të Bllokohet përhapja e krizës në Evropën Qendrore dhe Lindore

Kështu është shprehur kryeministri britanik, Gordon Brown gjatë një takimi në Versaje me presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Ndërkaq presidenti Sarkozy ka shprehur shpresën se Fondi Monetar Ndërkombëtar do të përdorë më shumë fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim, sidomos vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në qendër të takimit janë përgatitjet e takimit të BE-së që do të zhvillohet të premten me 7 nëntor dhe takimit të G-20 që do të mbahet me 15 nëntor.

Sarkozy ka propozuar që 27 vendet anëtare të rrisin fondin për të përballuar emergjencat, nga 12 që është aktualisht në 20 miliardë euro.